29-vjeçari iu bashkua Madridit nga AC Milan në verën e vitit 2009, por pati një varg të lëndimeve që e penguan atë të bëjë impaktin e tij.

Megjithatë, ai tani është kthyer nga lëndimi i plotë dhe ka impresionuar me një performancë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi fitoi ndaj Ajaxit javën e kaluar.
“Kaka është duke u rikthyer përsëri. Megjithatë, unë besoj se ai nuk është në nivelin që kishte në Milano. Hapi i ardhshëm për të është që të luajë më shumë,” tha Wenger për Sport.
“Problem për Kakanë është se ai luan në ekipin e njëjtë ku luan edhe Ozil, edhe pse ky i fundit është i ri, por shumë i fortë. Kjo nuk do të jetë e lehtë për Kakanë për ta bërë veten të padiskutueshëm përsëri.”
“Të gjithë thanë se koha e tij kishte përfunduar. Ai duhet të vlerësohet nga shfaqjet e tij të fundit. Kjo nuk është e lehtë për një lojtar si ai, për të gjetur formën e tij më të mirë përsëri, pas një mungese të gjatë. Ai ka nevojë për kohë që ta marrë përsëri veten.”
Kaka ka qenë i lidhur me një largim nga Madridi më shumë se një herë, por braziliani i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 16:23