26-vjeçari qëndroi prapa ekipit në hotel dhe pjesa tjetër e skuadrës së Portugalisë dolën në fushë për një seancë trajnimi në praktikë, por Xhons është i bindur se Ronaldo do të jetë i aftë në kohë për ndeshjen e së premtes.
“Cristiano ka një problem të vogël, por ne kemi gjithçka nën kontroll. Ne kemi vendosur ta lëmë atë të pushoj sot (e mërkurë) dhe ai do të trajnohet nesër,” tha mjeku i Portugalisë, sipas Marca.
“Nuk ka nevojë të jeni të brengosur. Ai patjetër do të luajë të premten.”
Portugalia së bashku Danimarkën aktualisht janë në pozitën e parë në tabelë në grupin “H” për kualifikueset e Euro 2012. Të dy ekipet kanë mbledhur nga 13 pikë në gjashtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 14:31