Klubit gjerman i është thënë që të emërojë një trajner të ri para se të filloj ndeshjet në ligë pasi kujdestari i tanishëm i skuadrës, Cardoso nuk është i licencuar nga DFL.

Cardoso mori rolin e trajnerit në Hamburg pas shkarkimit të Michael Oenning në shtator.
“DFL nuk e ka dhënë aprovimin që Hamburger SV të lë Cardoson si trajner dhe nuk ka bërë asnjë përjashtim në rastin me Cardoso,” thuhet në deklaratën e DFL.
“DFL nuk sheh ndonjë kusht të veçantë që do të justifikojë një zgjatje të periudhës 15 ditore dhe nuk do të bëjë më një përjashtim në statut.”
Ndërsa Hamburgut i është dhënë një javë për të apeluar vendimin në lidhje me pozitën e Cardosos, DFL ka kërkuar që të emërohet një trajner i ri para ndeshjes së ardhshme të tyre në Bundesliga kundër Freiburg më 16 tetor.
Hamburg aktualisht e gjen veten në fund të tabelës me vetëm një pikë nga tetë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 10:59