Këtu ishte fundi i rrugës për 44-vjeçarin pas një seri të rezultateve të dobëta në stadiumin Renato Dall’Ara, është shkarkuar trajneri Bisoli Pierpaolo.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit thotë: “Bologna FC 1909 komunikon se ka liruar trajnerin, Pierpaolo Bisoli nga detyrat e tij në ekipin e parë. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë për punën e tij.”
Bolonja nuk e specifikon se kush do të zëvendësojë trajnerin e shkarkua, por raportet në Itali sugjerojnë se Davide Ballardini do të marrë tashmë punën tek kjo skuadër.
Bolonja janë në fundin e tabelës në renditjen me katër humbje dhe një barazim. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 17:44