Pas Maarten Stekelenburg i cili është lënë anash nga kombëtarja të hënën, holandezët kanë edhe më shumë probleme përpara dy ndeshjeve të tyre për Euro 2012.

Voetbal International raporton se mbrojtësi i Valencias, Maduro ka pësuar një goditje në kyçin e këmbës së tij dhe u detyrua të largohet nga trajnimi ndërsa Van Bomel i AC Milan ka një problem në gju që e bëri të ndërpres seancën e parë të tij.
Ky nuk është lajm i mirë për Holandën të cilët janë tashmë pa Afellay dhe Sneijder për shkak të lëndimit.
Portieri i Romës, Maarten Stekelenburg është dërguar edhe rikthyer në kryeqytetin italian të hënën në mbrëmje, pas raportimit të një problemi.
Michel Vorm pritet të bart dorëzat për lojërat e tyre të ardhshme.
Holanda janë në Grupin “E” dhe janë kualifikuar tashmë për turneun e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 17:38