Trajneri 51-vjeçar i përshkruan gjigantët e Torinos si një klub të madh dhe ngulmon se ata janë një nga favoritet për të fituar Serie A.

Ish-trajneri i Interit, Benitez, beson se Juve mund ta përdorin atë fitore si trampolinë për të filluar një sfidë për titull.
“Juventus kanë një shans shumë të mirë për të fituar titullin e ligës”, ka thënë Benitez për Eurosport.
“AC Milan dhe Inter nuk kanë filluar sezonin mirë dhe nuk duken super konkurruese sikurse kanë qenë në të kaluarën.”
“Napoli është sigurisht një ekip për tu parë dhe janë pranë kreut të tabelës dhe do të luftojnë deri në fund, por Juventus është një klub i madh.”
Benitez është i impresionuar edhe nga efekti i stadiumit Juventus, dhe beson se atmosfera e krijuara nga tifozët mund të shkoj në favor të gjigantëve të Torinos këtë sezon.
“Me stadiumi të ri, Juventus mund të llogarisë në kontributin e tifozëve më shumë,” shtoi ai.
Juventus është në krye të Serie A, së bashku me Udinese. Ata kanë marrë një total prej 11 pikë nga pesë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 13:56