Ish- lojtari i Francës është plotë lëvdata për yllin e Lillit, Eden Hazard për sezonin e kaluar dhe këtë të tanishmin dhe ai e ndjen se sulmuesit belg mund të bëhet një lojtar vërtetë i madh.

Në moshën 20 vjeçare, Hazard ka fituar diçka tashmë, sulmuesi u emërua si lojtar më i mirë në Ligue 1 për sezonin 2010-11.
Shfaqjet e tij mbresëlënëse nuk kanë shkuar pa u vënë re diku tjetër, dhe klube të tilla si Arsenal, Juventus dhe Real Madrid kanë qenë të lidhura me lojtarin nga Belgjika.
“Eden Hazard është thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme me topin në këmbët e tij që të tjerët shumë pak mund ti përsërisin,” tha Papin për La Derniere Heure.
“Nëse ai vazhdon të zhvillohet kështu, ai do të ndjekë gjurmët e lojtarëve, si Ronaldinho dhe Lionel Messi.”
“Ai është një talent i madh dhe një gëzim për tifozët. Mbështetësit vijnë në stadiume për të parë veprimet e lojtarit.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 12:43