Treshja arriti në Clairefontaine të hënën pasdite që t’i nënshtrohen testeve nga mjeku Fabrice Bryand, dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka konfirmuar tani që Benzema, Ribery dhe Matuidi nuk do të luajnë kundër Shqipërisë dhe Bosnjës.
Benzema mori një lëndim në fitoren e Realit kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve dhe ka humbur edhe sfidën kundër Espanyolit që Reali e fitoi 4-0 të dielën.
Ribery ka kap një dëmtimi në këmbë në ndeshjet ku Bayern barazoj kundrejt Hoffenheim të shtunën dhe francezi do të përballet me një lëndim të shkurtër.
Matuidi, ndërkohë, ka një problem në kofshë, lëndimi erdhi në ndeshjen PSG – Lyonn ku këta të parët fituan me rezultat 2-0.
Franca aktualisht janë në krye të tabelës në grupin D të fushatës kualifikuese për Euro 2012 me 17 pikë nga tetë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 12:35