Ozil shënoi kundër Turqisë, duke luajtur për Gjermaninë në Berlin, rreth një vit më parë, por pavarësisht se nuk festuar, ai ishte në listën e zezë nga mbështetësit turq.
Ka vlerësime se 22-vjeçari mund të përballet me një pritje armiqësore të ngjashme në Stamboll, të premten, por Ozil siguroi se ai është i gatshëm për çdo trajtim.
“Është e mundur që njerëzit të vërshëllejnë, por kjo nuk do të ndikojë tek unë,” tha ai për revistën Kicker. “Unë mund t’i marr situatat e tilla në mënyrë profesionale.”
“Unë mendoj se turqit janë krenarë me mua,” vazhdoi ai. “Ata janë krenarë të kenë një lojtar të rregullt në Real Madrid.”
“Unë kam përjetuar respektin që ata kanë treguar për këtë dhe shumë njerëz e pranojë dhe respektojë vendimin tim, për të luajtur për Gjermaninë.”
Joachim Low është kualifikuar tashmë për në Euro 2012, duke fituar të gjitha ndeshjet e grupit deri më tani. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 11:34