Bale thotë se Arsenali nuk e ka të njëjtën atmosferë.
“Arsenali ka humbur disa lojtarë, që i bën ata më të dobët, gjithashtu ata kanë deformuar mënyrën e lojës së tyre”, tha mesfushori i spursave. Unë mendoj se mbajtja e lojtarëve tuaj më të mirë është një gjë e bukur.
“Është e rëndësishme që ne i kemi mbajtur lojtarët tanë dhe Arsenali ishte pa fat për këtë.”
“Por, ata janë ende ekip i madh. Ata nuk kanë pasur një fillim të mirë, por unë jam i sigurt se ata do të përmirësohen. Ata kanë shumë lojtarë të rinj, të cilët do të rriten deri në sezonin e ardhshëm dhe të mësojnë shumë, e unë jam i sigurt se ata do të jenë skuadër e fortë.”
“Për ne është jetike për t’i mposhtur ekipet e mëdha dhe sidomos rivalët lokal, jo vetëm për ne, por edhe për tifozët.” (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 20:33