Asnjë lojtar nuk arriti të shënojë në ndeshjen e Bayern Munich kundër Hoffeheim, në Bundesligë, në Rhein Neckar Arena, të shtunën, por në mesin e turmës së 30.150 tifozëve, kishte diçka të pa zakontë.
Brenda 16 minutash pas hapjes së ndeshjes, një çift ishte duke e shikuar ndeshjen nga seksioni i Bayernit dhe ishte fotografuar duke bërë seks në tribunë.
“Mendova se nuk duket e drejtë,” i tha njëri prej tifozëve gazetës Bild. “Ata ishin të çmendur, pasi që të dy lëshuan pantollonet poshtë dhe filluan lojën.”
“Njerëzit rreth tyre, me sa duket nuk ishin të shqetësuar, mirëpo stafi i stadiumit po, pasi që ndërhyri dhe kërkoi nga ta të ndalen.”
Çifti njëherë ndaloi në fillim, por rifilloi ekspozitën në intervalin e gjysmës së dytë dhe autoritetet zyrtare të stadiumit u detyruan t’i largonin nën kërcënimin e arrestit për gjëra të turpshme publike. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 18:42