Gjermani ka bërë histori me bavarezët duke e mbajtur edhe një tjetër ndeshje portën e pastër, por deklaroi se shokë të tij duhet të falënderohen për suksesin e tij.
Neuer nuk e pranoi faktin që ai ishte mposhtur nga Igor Camargo i Borussia Monchengladbach në javën e parë, dhe tani ai zëvendëson Kahn në librat e historisë. Kahn nuk pësoi për 1011 minuta gol në sezonin 2002-03, por Neuer tani e ka mposhtur atë duke kaluar 1018 minuta pa gol.
“Ky nuk është një rekord personal, ky është një rekord i përcaktuar nga ekipi, sepse ne të gjithë kemi mbajtur këtë fletë të pastër. Unë mendoj se Mario Gomez është i kënaqur nga ajo që unë bëjë,” tha Neuer për TZ.
Neuer nuk ka pasur shumë punë që nga bashkimi i tij me Bayern, bavarezët janë në krye të tabelës në Bundesliga me 19 pikë nga tetë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 14:58