Roma e ka filluar fuqishëm takimin duke e sulmuar parreshtur Atalantën, për të hapur rezultatin u përkujdes Bojan Krkiq, i cili shënoi për 1-0, ndërsa goli i qetësisë erdhi nga Osvaldo.
Më të filluar pjesa e dytë, Atalanta shënoi një gol, me anë të German Denis, për t’i ngushtuar shifrat në 2-1.
Roma nuk u ndal me kaq, pasi Pijaniq pasoi bukur tek Simplico, e ky i fundit me një parabolë e le në gjumë portierin për 3-0.
Ndërsa, Inter e filloi mjaft mirë takimin dhe u mendua se me të vërtetë është rikthyer si skuadër kështu nuk mendoj Napoli.
Në minutën e 40, Obi shkakton një ndërhyrje në Cristian Maggion dhe referi akordon penallti për mysafirët dhe Obi përshendet me karton të kuq.
Hamsik dështoi nga pika e bardhë, por Campagnaro që nga topi i rikthyer shënon për 1-0.
Ishte prapë Maggio, ai i cili dyfishoi epërsinë dhe për ta fundosur Interin, u kujdes Marek Hamsik, i cili u kujdes për 3-0. (LajmeShqip.com)
Sunday, 02 October 2011 14:27