Portieri u largua pa ndjenja në një përleshje me mbrojtësin e Interit, Lucio, dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit të kryeqytetasve.
Megjithatë, parashikimet ishin që 29-vjeçari të kthehet këtë fundjavë. Luis Enrique nuk e ka përfshirë atë për ndeshjen e skuadrës së tij kundër Atalantës.
Ky lajm do të thotë se Bogdan Lobont do të vazhdojë të inkuadrohet në mungesë të tij, për skuadrën nga Stadio Olimpico, e cila pati një fillim të keq.
Emrat e lojtarëve të Romës, që janë thirrur të jenë në dispozicion për ndeshjen me Atalantën, janë: Borini, Borriello, Burdisso, Cassetti, Cicinho, Curci, De Rossi, Heinze, Kjaer, Bojan, Lobont, Osvaldo, Pjanic, Pizarro, Rosi, Simplicio, Totti, Jose Angel. (LajmeShqip.com)
Sunday, 02 October 2011 12:37