Ndeshja zhvillohet më 2 tetor 2011 (e diele).
Vendi: Londër, Angli.
Ora: 17:00.
Stadiumi: White Hart Lane.
Tottenham do të hyje në fushë me moral dhe besim të fortë në vete, pasi që fitoi në Evropa Ligë kundër Shamrock Rovers, si dhe mposhti Liverpoolin me rezultat 4-0. Steven Pienaar mund të jetë i aftë të bëjë paraqitjen e tij të parë të sezonit, por ka shumë të ngjarë se ai do të fillojë nga stoli dhe, sigurisht, se Emmanuel Adebayor edhe një herë do të përballet me ish-skuadrën e tij, që e la në vitin 2009.
Theo Walcott është rikthyer pas një problemi në gju, dhe ka të ngjarë të inkuadrohet në vend të Alex Oxlade-Chamberlain, pavarësisht se i riu po tregon formë mbresëlënëse, i cili shënoi në Ligën e Kampionëve, në mesjavë. Kapiteni Robin van Persie do të fillojë në vend të Marouane Chamakh, ndërsa Tomas Rosicky dhe Ramsey do të konkurrojnë për një vend në mesfushë, pasi Jack Wilshere u lëndua.
Që nga humbja 3-1 në shtator të vitit 2011. Tottenham nuk ka humbur nga Arsenali në White Hart Lane.
Robin van Persie e mban rekordin në Premier Ligë, me 21 gola në 23 paraqitje.
Gjyqtari Mike Dean është fat i keq për Arsenalin, ata nuk kanë fituar asnjë lojë të cilën ai ka referuar, që nga nëntori i vitit 2008, kur mposhti Chelsean me rezultat 2-1.
Sulmuesi holandez Van Persie është i lidhur për momentin me Joe Baker, si golashënuesit më të mirë të gjashtëmbëdhjetë metërshit për Arsenalin.
Të dy skuadrat në White Hart Lane, në tetë nga 11 ndeshjet e fundit kanë luajtur baras.
Gunners nuk kanë fituar një ndeshje në Premier League në shtatë përpjekjet e fundit. Kjo është periudha më e gjatë që nga viti 1991-1992, kur ata nuk arritën të fitojnë tetë ndeshje rresht.
Derbi i Londrës së veriut ka prodhuar gara emocionuese në vitet e fundit, dhe kjo ndeshje nuk duhet të ketë asnjë përjashtim. Të dyja skuadrat kanë shumë për të provuar, Arsenal janë të dëshpëruar për të gjetur një fitore në ligë, pas një fillim të tmerrshëm, dhe Tottenham ka një shans për të provuar superioritet të qartë mbi rivalët e tyre, për herë të parë.
Gunners janë përmirësuar kohët e fundit, por “spursat” ishin të shkëlqyer në shkatërrimin e tyre, që i bën Liverpoolit me rezultat 4-0. Arsene Wenger ende ka shumë punë për të bërë me mbrojtjen e tij.
Formacioni i mundshëm i Tottenhamit 4-4-2: Friedel; Walker, King, Ekotto; Krajnçar, Parker, Moriç, Bale; Defo, Adebayor.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit, 4-3-3: Szczesny; Sagna, Metesacker, Song, Santos; Arteta, Frimpong, Ramsey; Walcott, Van Persie, Arshavin. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 October 2011 18:45