Ndeshja zhvillohet më 2 tetor 2011 (e diel).
Vendi: Torino, Itali.
Ora: 20:45.
Stadiumi: Juventus Arena.
Antonio Conte e ka luksin e zgjedhjes nga një skuadër në thelb plotësisht të aftë për përplasjen e të dielës. Vincenzo Iaquinta është i vetmi lojtar që nuk do të jetë në gjendje të inkuadrohet. Andrea Barzagli mori pjesë në seancën e fundit të trajnimit dhe duket që së bashku me Giorgio Chiellinin do të jenë në qendër të mbrojtjes.
Zlatan Ibrahimoviq është kthyer për nga lëndimi dhe ka luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen dhe do të fillojë si titullar në partneritet me Antonio Cassanon.
Massimiliano Allegri është në vështirësi, pasi që ka një bollëk të lojtarëve të lënduar, Philippe Mexes, Kevin-Prince Boateng, Robinho, Gennaro Gattuso, Massimo Ambrosini dhe Alexandre Pato të gjithë janë të lënduar.
Juventus është i pamposhtur në stadiumin e ri, dhe deri më tani ka shënuar pesë gola, ndërkohë që ka pranuar vetëm dy.
Milan doli fitimtare në takimin e fundit sezonin e kaluar. Juventus mundi 2-1 Milanin në San Siro, ndërsa kampionët e mposhtën Zonjën e Vjetër 1-0 në Torino.
Djemtë e Massimiliano Allegrit pranojnë objektivat për sezonin 2010-11, ndërsa Antonio Conte ka fituar pesë Skudeto dhe një Ligë të Kampionëve si lojtar i Juves.
Milan në katër ndeshje deri më tani ka vetëm një fitore.
Formacioni i mundshëm i Juventusit, 4-2-4: Bufon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, De Ceglie; Marchisio, Pirlo; Krasic, Vuçiniq, Matri, Pepe.
Formacioni i mundshëm i Milanit, 4-3-1-2: Abbiati; Abate, Nesta, Silva, Antonini; Nocerino, Bomel, Seedof; Aquilani; Ibrahimoviç, Cassano. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 October 2011 17:54