Ndeshja zhvillohet më: 2 tetor 2011 (e diel).
Vendi: Paris, Francë.
Ora: 20:00.
Stadiumi: Parc des Princes.
PSG ka luajtur me një ekip të përzier në mesjavë dhe ka humbur me rezultat 2-0 në Europa League kundër Athletic Bilbao, por ata do të jenë përsëri në panelin e tyre të fortë të dielën.
Trajneri Antoine Kombouare nuk ka shumë probleme, edhe pse ai është pa mbrojtësin qendror, Mamadou Sakho. Sulmuesi Guillaume Hoarau është mënjanuar nga lëndimi, kështu që Erding Mevluit do të jetë zgjedhja e parë nga stoli.
Ka shpresë se në skuadrën e Lyonit do të kthehen dy yjet Lisandro Lopez dhe Yoann Gourcuff, mirëpo ende nuk dihet sigurt. Mbrojtësi Cris vazhdon të humbasë edhe këtë sfidë, edhe pse ai i është kthyer trajnimit.
Guieda Fofana mund të jetë titullar në mesfushë dhe në qoftë se Garde Remi zgjedhë për të luajtur një sistem sulmues, ai do të inkuadrojë Jeremy si playmaker.
Tetë javë janë luajtur në Ligue 1. Paris Saint-Germain dhe Lyon, kanë nga pesë fitore, dy barazime dhe një humbje.
Ka 14 vjet që PSG nuk e ka filluar sezonin në formë të tillë të ndritshme. PSG në fund-sezonin e kaluar e fitoi këtë ndeshje, në sajë të rezultatit 1-0, me një gol nga Zoumana Camara.
Antoine Kombouare ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, në të gjitha garat. Nënshkrimi i ri i PSG-së, Havier Pastore, krenohet me katër asiste dhe dy gola në vetëm pesë ndeshje të kampionatit në këtë sezon.
Herën e fundit Lyon ka fituar një ndeshje të Ligës në Parc des Princi, në tetor të vitit 2007, kur triumfoi 3-2. Lyon ende nuk ka pranuar më shumë se një gol në një ndeshje të vetme në Ligue 1, dhe është i vetmi klub në Ligue 1 që mund të mburret me një gjë të tillë.
Me gjashtë gola në këtë sezon, Bafetimbi Gomis është bartësi i Ligue 1, së bashku me Alain Traore të Auxerrit. Instinktet grabitçare të tij janë theksuar nga fakti që ai ka shënuar 28 gola nga brenda zonës.
Në përgjithësi, kjo është një garë që është historikisht e ngushtë. Në 64 ndeshjet e ligës, klubi nga kryeqyteti ka fituar 22 herë ndërsa Lyon 21 herë.
Formacioni i mundshëm i PSG-së, 4-2-3-1: Sirigu; Ceara, Lugano, Camara, Tiene; Bodmer, Matuidi; Menez, Pastore, Nene; Gameiro.
Formacioni i mundshëm i Lyon, 4-3-3: Loris; Reveillere, Kone, Lovren, Cissokho; Fofana, Gonalons, Kallstrom; Briand, Gomis, Bastos. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 October 2011 17:01