Lojtarët e Manchester Cityt këmbëngulin se ata nuk e dëgjuan Carlos Tevezin, të refuzojë kërkesën e Roberto Mancinit, për t’u inkuadruar kundër Bayern Munich.
Daily Mail thotë se një grup i lojtarëve të Manchester Cityt të cilët ishin ulur pranë Tevezit, do t’u tregojnë hetuesve se ata nuk e dëgjuan Tevezin duke thëne se po refuzoj për të luajtur në Bayern Munich.
Lojtarët, së bashku me menaxherin Mancinin dhe Tevezin, do të intervistohen nga përfaqësues ligjorë, si pjesë e një hetimi në klub pas ngjarjeve të habitshme në Allianz Arena.
Tevez është suspenduar për të marrë pjesë ne lojërat që do t’i zhvillojë Manchester City dhe është akuzuar nga Mancini që ka refuzuar të luajë në Bayern. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 18:37