Claudio Ranieri pret që të vazhdojnë rrugën e tij me fitore kundër Napolit, që po tregohet skuadër e rrezikshme në këtë fillim sezoni.
Claudio Ranieri do të jetë pa shërbimet e Wesley Sneijder, Abidjan, Dejan Stankoviç dhe Thiago Mottas, që janë të lënduar, ndërsa Maicon, Ivan Cordoba dhe Emiliano Viviano ende nuk janë rikthyer nga lëndimi në gju, kurse Andrea Poli nuk është gati për ekipin e parë. Andrea Ranocchia është pezulluar me një karton të kuq, ndaj Novaras. Giampaolo Pazzini do të duhet të kalojë një test në palestër, për t’u përballuar me Napolin të shtunën.
Formacioni i mundshëm i Interit, 4-3-1-2: Julio Cesar, Nagatomo, Lucio, Samuel, Chivu, Zanetti, Cambiasso, Obi, Forlan; Zarate, Milito.
Walter Mazzarri do të jetë në gjendje për t’u thirrur në yllin e tij, Edinson Cavani, i cili çaloi në gjysmën e dytë të Ligës së Kampionëve, të cilën Napoli e fitoi me rezultat 2-0, ndërsa mbrojtësi Miguel Britos dhe mesfushori kosovar, Blerim Xhemajli do të humbasin ndeshjen në San Siro. Inter është i pamposhtur në 14 ndeshjet e Serie A, në San Siro.
Formacioni i mundshëm i Napolit, 4-4-2-1: De Sanctis, Campagnaro, Cannavaro, Aronica, Maggio, Inter, Gargano, Dossena, Hamsik, Pandev, Lavezzi.
Nerazzurrët kanë fituar dy ndeshje radhazi në të gjitha garat, që kur skuadrën e mori në dorë trajneri Claudio Ranieri, i cili e zëvendësoi Gian Piero Gasperinin.
Napoli ka dështuar për të shënuar në dy ndeshjet e fundit në Serie A.
Poseduesit e Coppa Italia e kanë mposhtur skuadrën e Walter Mazzarrit 3-1 në San Siro, ndërsa kanë marrë një barazim 1-1 në San Paolo, gjatë fushatës 2010-11.
Ndeshja zhvillohet më 1 tetor 2011.
Vendi: Milano, Itali.
Ora: 20:45.
Stadiumi: Giuseppe Meazza. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 18:24 