Ish-trajneri i Interit, tani i Real Madridit, e la Interin 18 muaj më parë, por neroazzurrët vazhdojnë të luftojnë me emërimet e tyre në stërvitje.
“Ka kaq shumë trajnerë të mirë në vendin tonë, shikojeni Allegrin, nga Cagliari për Scudetto me AC Milan,” tha De Laurentiis.
“Interi vendosi ta shkarkojë Gasperinin në vetëm tre ndeshje.”
“Problemi është ky, Mourinho kishte një personalitet shumë të fortë, përçarës, dhe kishte fituar gjithçka. Përsëritja e tij do të jetë e vështirë për të gjithë, ndoshta vetëm dikush si Sir Alex Ferguson i Manchester United, nuk do të kishte asnjë problem.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 20:55