Davide Lippi, agjent i Chiellinit, ka deklaruar besimin e tij se qendërmbrojtësi është duke u kritikuar padrejtësisht pas barazimit të fundit 1-1 ndaj Bolonjës dhe Catanias.
Chiellini ka ardhur në një formë jo të mirë në fillim të fushatës 2011-12, por agjenti i tij ngulmon se është e padrejtë të fajësohet klienti i tij.
“Kritikat duken të jenë pak të tepruara për mua. Duket se disa njerëz janë duke kërkuar një justifikim,” tha Lippi për Tuttosport.
27-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Livorno, në verën e vitit 2004 dhe ka qenë lojtar kyç për gjigantët e Torinos.
Chiellini nuk ka humbur asnjë lojë në Serie A deri më tani dhe e ka bërë mbi 150 ndeshje zyrtare për Juventusin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 16:25