Barcelona raportohet se është takuar kohët e fundit me zyrtarët e kompanisë Nike dhe është ankuar në lidhje me fanellat e reja.
Pretendimet e lojtarëve janë se fanellat e tyre thithin aq shumë djersë, saqë ata rriten në peshë gjatë një lojës.
Gazeta spanjolle El Pais raportoi se lojtarët e Barcelonës janë ankuar se gjatë lojës fanella e tyre dyfishohet në peshë.
Nike, në një deklaratë për Associated Press, tha: “Është duke u punuar për të gjetur një zgjidhje për problemin me fanellat, së bashku me klubin.”
Prdhuesit sportivë thanë se nuk e dinë problemin e saktë me fanellat, por ajo duhet të zgjidhet në 2-3 javët e ardhshme.
Fanellat e reja janë bërë nga një pëlhurë të quajtur Dri-Fit, dhe nuk janë në shitje për publikun.
Nike tha se Barcelona është e vetmja skuadër e saj, e cila është ankuar deri më tani. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 12:18