Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, tha se skuadra e tij mund të kishte fituar, në qoftë se Dimitar Berbatov do ta kishte kryer punën e tij.

Pavarësisht se Manchester United ishte në avantazh prej dy golave në pjesën e parë, skuadra zvicerane e Baselit, ku aktivizohen kosovarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti t’i barazoj shifrat në 2-2.
Për United kjo është zhgënjyese, pasi në dy ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ka marrë vetëm 2 pikë.
“Kur ju e shikoni natyrën e klubit tonë, nuk është një surprizë, dhe ne mund ta kishim fituar atë,” tha ai.
“Berbatov kishte një shans të madh në kohën e lëndimit. Nëse ai do ta kryente punën si duhet, atëherë rezultati do të ishte ndryshe.”
“Lojtarët kuptuan se kishin për të barazuar lojën dhe karakteri i tyre ishte i palëkundur”, tha Ferguson. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 10:41