Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se ai nuk është njeri i ashpër me lojtarët e tij.
Ferguson u pyet për reputacionin e tij si një trajner famëkeq, si dhe për komentet e ish-lojtarit të United, David Beckham i cili tha se lojtarët e United jetojnë në frikën e menaxherit të tyre.
“Unë nuk jam ashtu,” u përgjigj Ferguson. “Në trajnim nuk ka asgjë të keqe, i falënderoj lojtarët për çdo gjë.”
“David dhe njerëzit e tjerë e dine se si unë reagoj kur ne mposhtemi, nuk është e lehtë për mua. Unë nuk mendoj se duhet të ndryshoj. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit që ndryshojnë.
“Unë jam një karakter konfrontues dhe nuk më pëlqejnë njerëzit që argumentojnë të shkuarën.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 September 2011 12:37 