Trajneri i Lyon-it, nënvizon fuqinë e vizitorëve të tyre dhe tha se skuadra e tij është e përgatitur për një ndeshje të vështire.
Dinamo vjen pas një humbje në shtëpi 1-0 me Real Madrid në ndeshjen e parë të tyre në grup, por Garde beson se ata mund të sajojnë donjë surprizë në Lyon.
“Tre pikë do të ishte shumë mirë,” tha Garde për uefa.com. “Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo lojë, sidomos pas barazim tonë me Ajax-in në ndeshjen e parë.”
“Ne duhet të fituojmë që të ndjehemi mirë. Dinamo e Zagrebit, di të mbajë topin dhe të luajë në kundërsulm. Ata janë dominues në ligën e tyre, por luajnë një mënyrë tjetër në Ligën e Kampionëve, siç e pamë edhe kundër Real Madridit”.
“Ne do të mbajmë sytë në disa lojtarë, si mesfushori brazilian, Sammir. Duke luajtur në shtëpi mund të jetë një avantazh për ne, por kjo nuk është një garanci. Ne jemi në gjendje të mirë në këtë moment, por çdo gjë mund të ndodhë në futboll.”
Tuesday, 27 September 2011 12:14 