24-vjeçari ka qenë në formë të mirë në këtë sezon dhe shënoi hat-trik në fitoren e fundit ndaj Athletico Madridd, me rezultat 5-0, kurse dhe deri më tani ka shënuar tetë gola në La Ligë.
Messi ka thënë se është në kërkim të mposhtë rekordin e Cesar Rodriguez, i cili njëherësh është lojtari që ka shënuar më së shumti gola për Barcelonën dhe Villa vuri në dukje aftësitë individuale te Messit.
“Messi bën gjëra të pabesueshme,” tha Villa në një konferencë për shtyp. “Statistikat e tij të bëjnë që ju t’i mbyllni sytë. Ai nuk mund të krahasohet me askënd. Ne jemi të kënaqur për të.”
Sulmuesi 29-vjeçar, i cili deri më tani ka shënuar pesë gola në të gjitha garat në këtë sezon, theksoi ai, duke shtuar se është i lumtur me jetën në Camp Nou.
“Duke qenë në këtë klub, është një simptomë e lumturisë,” vuri në dukje ai. “Unë jam shumë i lumtur si në fushë ashtu dhe jashtë fushës, dhe unë shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite.” (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 18:21