Kapiteni i AS Roma, Francesco Totti, thotë se fitorja ndaj Parmës është një shtytje e madhe e besimit.
Kjo ishte fitorja e parë e Romës për sezonin e ri, për trajnerin Luis Enrique.
Totti, për faqen e tij personale, tha: “Sonte kundër Parmës arritëm fitoren tonë të parë. Unë mendoj se është një arritje e madhe, sidomos në ngritje të moralit.”
“Nga kjo ndeshje ne kemi fituar besimin dhe ndeshja e ardhshme do të jetë kundër Atalantas, e cila deri më tani ka shënuar tri fitore dhe një barazim.”
“Për këtë ne do të përballemi me respekt të madh, por në të njëjtën kohë do të jetë thelbësore për të kërkuar golin, me bindje dhe për t’i marrë tre pikë të reja.” (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 11:05