Roma ende nuk ka arrite të marrë një fitore në Serie A, as kundër Sienës, që mendohej se ta ketë të lehtë, nuk mori më shumë se një barazim.
Pavarësisht nga kjo, ekzekutivi amerikan ka deklaruar se ai ende ka besim në ish-trajnerin e Barcelonës B.
“Ne kemi besim të madh në Luis Enriquen dhe drejtorin Ëalter Sabatini,” tha 62-vjeçari për Sky Sport Italia.
Tifozët romakë kanë qenë të frustruar nga paraqitjet e skuadrës së tyre, por sipërmarrësi ndjenë nevojën për mbështetjen e tifozëve.
“Tifozët duhet të kenë pak durim. Ne jemi në kërkim për përzgjedhjen e duhur dhe për stilin tonë të futbollit dhe unë jam i sigurt se rezultatet do të vijnë së shpejti “, përfundoi ai. (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 September 2011 10:27