Napoli është ende në pjesën e sipërme të tabelës, me gjashtë pikë nga tri ndeshje deri më tani, por trajneri pranon se një tjetër fitore është e domosdoshme, në rast se klubi dëshiron të vazhdojnë ëndrrën për Scudetto.
“E dija se pas disfatës së parë, do të kemi një tjetër ndeshje për jetë ose vdekje”, tha trajneri para gazetarëve në konferencë për shtyp.
Ai, gjithashtu, mbrojti ndryshimet që bëri kundër Chievos, duke deklaruar se atp ishin jetike për t’iu shmangur lëndimit.
“Unë e kisha përgatitur ekipin me trajnerin tonë të palestrës, i cili më tha që lojtarët ishin në rrezik.”
“Për mua Ignacio Fideleff bëri mirë, ai ishte më i miri në fushë. Në qoftë se kjo nuk ishte ringjallje, ne ishim të pafat ndaj Chievos. Unë jam i sigurt se mund të fitojmë të shtunën,” përfundoi Mazzarri. (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 September 2011 09:31