Klubi mori një humbje 1-0 nga Levante në fundjavë, përpara se të nxjerrë një barazim 0-0 me Racing Santander, të mërkurën, mbrëma për të zbritur poshtë, në vendin e shtatë në tabelë.
Mourinho, megjithatë, pohoi se skuadra e tij ka më shumë motivim për të dalë dhe për të fituar.
“Disa njerëz janë duke folur për një krizë, një situatë dramatike në të cilën ne nuk mund të luftojmë për t’u rikthyer. Tek ne nuk ka krizë,” tha trajneri portugez para gazetarëve ,në konferencën për shtyp të së premtes.
“Tri ndeshje të këqija, por që është vetëm në një javë, jo tre javë të këqija. Kjo nuk është një krizë, vetëm një situatë negative.” (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 20:33