Pas një humbjeje dhe një barazimi ,skuadra e Jose Mourinhos do të presë në Bernabeu skuadrën e radhës, Rayo Vallecano.
Kjo që po i ndodh tani Madridit i ka ndodhur edhe 12 herë të tjera dhe është interesante se në këto 12 herë që e ka filluar kampionatin në ketë mënyre asnjëherë nuk ka arrite të fitoj ndonjë trofe.
Megjithatë, Reali është i interesuar t’u rikthehet fitoreve dhe tani e ka rastin, mirëpo nëse ndodh ndonjë befasi Jose Mourinho e di se Real Madridi nuk e fal dhe mund të jetë në rrugë për tu larguar, drejt PSG-së që thuhet se ka para-kontratë me ta.
Në anën tjetër Movilla në konferencë për shtyp tha: “Ne do të shkojmë jashtë për të luajtur një ndeshje të mirë, ne kemi të gjitha shpresat, të gjithë lojtarët që përballen me Madridin kanë një motivim shtesë dhe një shpresë të madhe, sidomos kur ndeshja është në vend të bukur si Santiago Bernabeu, unë shpresoj se do të jemi në nivelin e tyre, nëse ne luajnë si dimë ne kemi një shans për të fituar një rezultat të mirë, edhe pse ata kanë lojtarë të mëdhenj.”
Friday, 23 September 2011 11:17