Gjate seancës stërvitore të djeshme mesfushori i Barcelonës, Ibrahim Afellay ka pësuar një lëndim në gju dhe tashmë duhet t’i nënshtrohet operacioni medoemos.
Kampionët spanjollë dhe evropian nuk bëjnë me dija sa gjatë do të zgjasë rekuperimi i 25-vjeçarit, por mjekët sugjerojnë se ai mund të jetë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj.
Në deklaratën e lëshuar nga Barcelona thuhet: “Ibrahim Afellay ka pësuar një lëndim, ai ka shqyer ligamentin të cilin e kishte të dëmtuar edhe më parë në gjurin e majtë, lojtari ndoshta nesër do të operohet.”
Afellay, i cili iu bashkua Barcelonës nga PSV Eindhoven në janar, kishte munguar edhe ne fillimin e sezonit të Premiera Divizion. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 10:51