Mediet në Spanjë thonë se trajneri i Realit, Jose Mourinho, e ka identifikuar Pazzinin si zgjidhje për në qendër të sulmit dhe e dëshiron atë në Spanjë, në afatin kalimtar të janarit.
Mourinho e la bosh një pozitë në skuadrën për nënshkrimin e një sulmuesi në janar dhe i kishte shpresat në yllin e Santosit, Neymar, por braziliani nuk ka gjasa për ta lënë Santosin deri në verën e ardhshme dhe Mourinho mendon se Pazzini është alternativë e sulmit.
Mourinho është admirues i Pazzinit dhe ka luftuar për ta marrë atë edhe sa ishte tek Interi.
Transferimi do të varet nga trajneri i Interit, Ranieri. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 18:48