Anglezi zbuloi se mjekët profesionistë ishin të bindur se ai mund të shërohet mjaft për të ringjallur karrierën e tij.
“Unë mendoj se ka pasur raste kur karriera ime dukej shumë e zymtë,” tha Hargreaves për Sky Sports News.
“Unë kam folur për këtë me disa nga njerëzit më të mirë mjekësorë dhe u thash se e kanë të kotë, sepse unë isha pemë e harxhuar.” Ata më thanë: “Jo, ju keni për t’u rikthyer në futboll “, kështu që unë u besoj tani atyre.
“Në javët e fundit, jam stërvitur mirë dhe unë jam i lumtur.”
30-vjeçari pësoi një seri lëndimesh gjatë kohës së tij në Manchester United dhe ishte i kufizuar në vetëm pesë ndeshje në tre vjet, duke shkaktuar kokëçarje për Sir Alex Ferguson i cili vendosi të mos rinovojë kontratën e tij në Old Trafford.
Por, ish-lojtari i Bayernit bëri një veprim drejt rivalëve të “Djajve të kuq” dhe kaloi tek Manchester City me parametra zero. Ai bëri debutimin e tij mbrëmë dhe shënoj një gol në fitoren 2-0 ndaj Birmingham Cityt, në Carlig Cup. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 14:08