Portieri i Milanit në pjesën e parë të takimit Milan-Udinise, bëri një gafë ku nuk arriti ta mbërthejë një top siç duhet dhe më pas ai u kthye në një asist për Di Natalen, i cili me lehtësi e ndëshkoi dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Ishte El Stephan Shaarawy ai që barazoj në minutën e 64’ në 1-1, dhe shpëtoj kampionët në San Siro nga ajo që do të kishte qenë humbja e dytë radhazi.
Abbiati në faqen zyrtare të klubit tha: “Goli i Udineses erdhi nga gabimi im, më vjen keq për ekipin. Unë gjithashtu u kërkoj falje tifozëve.”
“Në pjesën e dytë, ekipi gjeti barazimin dhe erdhi afër fitores.”
“Një moment si ky është për të ardhur keq, por kemi pasur një shfaqje të madhe kundër ekipit që, sipas mendimit tim, është më i forti në kampionat.”
Thursday, 22 September 2011 12:06 