Një gabim katastrofik nga Christian Abbiati dhe një lëndim i Alexandre Pato ishte përparësi për Udinesen, por një gol nga Stephen El Sharawy i ka siguruar një pikë kampionit të Italisë.
“Unë mendoj se Milani luajti një lojë të mirë sonte dhe e ka merituar këtë pikë,” tha Allegri për La Gazzetta dello Sport.
“Ne ishim në disavantazh për shkak të aksidentit të portierit tonë, atëherë kemi humbur Paton, por ekipi tregoi pjekuri të madhe dhe nuk ua jepi atyre ndonjë gjë në pjesën e dytë. Unë u thashë djemve të qëndrojnë të qetë, të luajnë me durim dhe të mos ekspozohen në kundërsulme, dhe ata e bënë këtë në pjesën e dytë.”
“Për Paton, shpresoj se nuk është asgjë serioze,” tha Allegri. “Nuk është një kohë e mirë, ne kemi 12 lojtarë dhe tata luajnë çdo tre ditë.”
Rezultati lë Milanin ende duke kërkuar fitoren e parë të sezonit pasi në 3 ndeshje të serisë A, djalli kuq e zi ka arritur 2 barazim dhe një humbje.
Thursday, 22 September 2011 11:21