Ish-sulmuesi i Internacional kishte luajtur 14 ndeshje pa shënuar gol, ose më konkretisht 913 minuta pa e prekur rrjetën, dhe ka pranuar se goli i shënuar kundër Mallorcas ishte i nevojshëm për të thyer mossuksesin e tij.
“Unë nuk shënova në shumë ndeshje, çdo sulmues ka nevojë për të shënuar, goli është një pasuri që e bën një sulmues të mirë,” tha ai për Marca.
“Jam shumë i lumtur, dhe shpresoj për të rifituar besimin në frontin e shënimeve të sa më shumë golave.”
Ishte fitorja e parë e kësaj fushate për lojtarët si Juan Carlos Garrido. Sulmuesi shpreson të fitojë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur.
“Ishte e rëndësishme për të marrë tre pikët e para dhe kjo na jep një siguri. Ishte e nevojashme pas një fillimi në të cilin gjërat nuk kishin shkuar mirë,” tha ai.
“Ekipi e di që ne mund të kthehemi në nivel dhe të luajmë si vitin e kaluar. Dhe kjo fitore e parë është një hap për ekipin.”
Villarreal do të udhëtojë në San Moix, të shtunën, për t’u takuar me Athletic Bilbaon dhe pritet të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 09:32