Gian Piero Gasperini nuk do të jetë më trajner i Interit dhe largimi i tij nga pankina është zyrtarizuar nga një komunikatë për shtyp e publikur në faqen zyrtare të skuadrës zikaltër. Interi është tashmë në pritje të zëvendësuesit, ndërsa skuadra do të drejtohet përkohësisht nga zëvendësit Baresi dhe Bernazzani. Mëngjesin e të mërkurës Moratti kishte paralajmëruar vendimin: “Nuk besoj se do të qendrojë. Nuk më pëlqeu asgjë në ndeshjen me Novaran”.
Në 12 e 30 të mesditës ka ardhur edhe komunitata e largimit të Gasperinit nga pankina e Interit. Tashmë Morati do të zgjedhë se kujt do t’ia besojë skuadrën mes Delio Rosit, Klaudio Ranierit dhe Kike Sanchez Flores që janë edhe trajnerët në dispozicion.
Ranieri si zgjedhje e parë
Sot gjatë ditës Claudio Ranieri mund të emërohet trajneri i ri i Interit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, po e shqyrton të ardhmen e trajnerit Gian Piero Gasperini, pas humbjes së mbrëmshme 3-1 nga Novara.
Ish-bosi i Chelseas dhe Juventusit, Ranieri, është në pole-position për të marrë përgjegjësinë e gjigantëve të rënë.
Sport Italia thotë se Moratti e ka njoftuar menaxherin e përgjithshëm Marco Branca, se ai dëshiron ta marrë këtë vendim vetë. Marrëdhënia në mes tyre është e ftohtë, pasi që Branca e emëroi trajnerin Gasperini gjatë verës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 11:58