Pas 55 viteve Novara është rikthyer ne Seria A, për ta mposhtur Interin me rezultat 3-1, dhe për t’ia dhënë goditjen e radhës trajnerit Gasperini.
Skuadra e gardianit shqiptar, Samir Ujkani, i cili është edhe portieri i parë i skuadrës, meritoi të fitojë.
“Të them të vërtetën, unë sinqerisht nuk prita fitore kundër Interit, por unë nuk prita që në të dorëzohemi,” tha trajneri i Novaras.
“Ne ishim në gjendje të punojmë shumë dhe kishim intensitetin e duhur. Fitorja ishte e merituar dhe kjo na jep më shumë besim për të shkuar përpara. Me këtë frymë, ne mund të marrim një rezultat kundër gjithkujt.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 10:49