Gerard Houllier ka pranuar se ai nuk ka gjasa që të bëjë një kthim në menaxhim.
Francezi, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga detyrat e tij si menaxher i Aston Villas në qershor, dy muaj pas pranimit në spital, ka qenë i përkushtuar për ta bërë një shërim të shpejtë.
Duke folur për TalkSPORT, trajneri, i cili fitoi Kupën UEFA, tha: “Unë mendoj se jam harxhuar. Unë kam vendosur të pranoj faktin se ndoshta unë kurrë nuk do të rikthehem në menaxhim të skuadrës.”
Megjithatë, pavarësisht se e përjashtoj një rikthim në klub, Houllier shpreson të mbajë ende një rol në futboll, duke shtuar: “Unë do të merrem me TV, duke punuar për Canal Plus, i cili është ekuivalent i Sky në Francë.”
Houllier u bë i njohur në Francë dhe Angli, me arritjet e tija më të famshme që vijnë në Anfield, ku ai udhëhoqi Reds në FA Cup, League Cup dhe UEFA Cup në sezonin 2000-01. (LajmeShqip)
Tuesday, 20 September 2011 08:07