Përfaqësuesi i trajnerit të Lazios, Edy Reja, ka treguar se 65-vjeçari nuk është duke e menduar largimin nga skuadra.
Reja e ka gjetur veten e tij nën një presion të rëndë në fillim të këtij sezoni, pasi që Lazio nuk e nisi siç duhet.
Skuadra e Lazios për momentin renditet në vendin e 13-të në Serie A, me një pikë nga dy ndeshje. Gjithashtu, skuadra e mori edhe një barazim 2-2, kundër Vasluit, në Evropa Ligë, por agjenti i Rejas ka zbuluar se trajneri italian nuk e ka në plan të largohet nga klubi.
“Ai nuk do të japë dorëheqjen,” tha Marko Naletiliç, për Radio Mana Mana.
“Edhe nëse ai kishte për të fituar 6-0 ndeshjen tjetër, nuk do të kishte asgjë për të shtuar dhe situata do të mbetet e njëjtë, Reja nuk do të largohet nga Lazio.”
Skuadra e dytë nga kryeqyteti pretendon fitoren e tyre të parë në ligë në këtë sezon, të mërkurën, kundër Cesenas. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 07:31