Barcelona ka marrë lajme zhgënjyese nga zyrtarët e trajtimit. Ata do të duhet të udhëtojnë në Valencia pa shërbimet e mbrojtësit Gerard Pique.
Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim në fitoren e Superkupës së Evropës, kundër Portos.
Megjithatë, procesi i rimëkëmbjes nuk ka shkuar sipas planit dhe 24-vjeçari do të jetë jashtë fushës për gati një muaj të plotë.
Pique u shpreh se nuk do të jetë në gjendje të bëjë rikthimin e tij në ndeshjen e kësaj jave, në kampionat, kundër Valencias.
Ai shpreson të rikthehet në ndeshjen kundër Athletico Madridit, që do të zhvillohet në Camp Nou, më 24 shtator. (LajmeShqip)
Monday, 19 September 2011 20:21