Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vuçiniç, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të ekipit të tij që të mos lavdërohen shumë për shfaqjet e tyre mbresëlënëse në javët e para të fushatës 2011-12.
Zonja e Vjetër nga Torino ka fituar ndeshjen e parë kundër Parmas me rezultat 4-1 dhe ka mposhtur këtë javë Sienan me rezultat të ngushtë 1-0, dhe si rezultat i kësaj Juventus renditet i dyti në tabelë, me pikë të plota nga dy ndeshje.
“Ne kemi fituar ndeshjet tona të para, por ne duhet t’i mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë punën tonë të vështirë,” tha Vuçiniç në faqen zyrtare të klubit.
“Duke qenë në krye të tabelës është e rëndësishme, por ne nuk duhet të harrojmë se vetëm një humbje mund t’i çrregulloj përpjekjet tona. Ne duhet të jemi të përqendruar në çdo ndeshje që do ta luajmë.”
Juventus e pret Bolonjën në Torino, të mërkurën, në ndeshjen e tretë në Serie A. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 17:09