Ferguson, i cili po e rrit gjithnjë e më shumë miqësinë me Mourinhon, që e la Anglinë në vitin 2007, ende beson se ai është njeriu i duhur për punën e nevojshme në Man Utd.
“Etika e punës dhe personaliteti i tij janë për Man Utd, unë do t’i tregoj bordit të United, kur të jem në konsultime me ta”, tha Ferg.
Alex dhe Jose janë të afërt, Alex do të bëjë atë që të marrë punën tek United. Jose ka pasur shumë probleme në Real Madrid, por Alex e kupton se kjo ka të bëjë kryesisht me kombësinë e tij.
“Jose është krenar për vendin e tij, por populli spanjoll e sheh atë më poshtë dhe nuk dëshirojnë të marrin urdhra prej tij”, tha Ferguson.
“Kjo është ndryshme në Angli. Kur Jose la Chelsean, ishte një lajm i keq për lojtarët, të cilët e ndjenë se ishte një humbje e madhe.” (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 13:55