Edhe pse me mungesa të mëdha, pa lojtarët kyç si Robinho dhe Ibrahimoviç, Milan e filloi mjaft mirë takimin kundër Napolit.
Pas një depërtimi të Antonio Cassanos, i cili harkoi në zonë, më së miri u gjend Alberto Aquilani, i cili shënoi një gol të bukur me kokë, për t’i kaluar rossonerët në epërsi 0-1, në minutën e 12’.
Nuk shkoi shumë, madje vetëm një minutë, kur ylli i Napolit, Edinson Cavani, shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Napoli nuk e posedoi topin në pjesën e parë, madje as shanset, por i posedoi golat. Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte prapë Edinson Cavani ai që i dënoi rossonerët dhe shënoi për 2-1 në minutën e 36’.
Me këtë rezultat përfundoj edhe pjesa e parë.
Gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 51’, ishte prapë Edinson Cavani, i cili u kujdes për het-trikun e tij dhe ia thelloi krizën Milanit.
Në minutën e 64’ është inkuadruar edhe kosovari, Blerim Xhemajli, që e zëvendësoi yllin e Napolit, Marek Hamsik.
Napoli, me këtë fitore në Serie A, në dy javët e para ka marrë pikët e plota. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 08:30