Ish-trajneri Real Madridit e çoi kombin e tij në lavdi në Kupën e Botës, në vitin 2010, dhe i ka siguruar Spanjës kualifikimin në Euro 2012.
Pavarësisht nga kjo, kur është pyetur për një zëvendësim të mundshëm, kur ai vendosë të japë dorëheqjen, 60-vjeçari tha se ai do ta preferonte Gurdiolan në vendin e tij.
“Pep Guardiola ka një mënyrë perfekte se si e përgatit skuadrën, ai e ka përvojën e duhur dhe unë mendoj se ai do te ishte ideali,” tha ai për AS.
“Ka të tjerë që janë, gjithashtu, të përgatitur mirë. Në Spanjë ka shumë trajnerë të mirë, e që bëjnë lojëra emocionuese.”
Me kualifikim të turneut në Ukrainë dhe Poloni të siguruar tashmë, Del Bosque parashikon se Spanja mund ta fitojë prapë titullin e Kampionit Evropian.
“Ne jemi si në vitet 2008 dhe 2010, por tani do t’i kemi kundërshtarët e vështirë, që vijnë në vitin 2012, siç janë Holanda, Gjermania, Anglia dhe Portugalia, të cilat kanë ekipe të mëdha,” tha ai.
Trajneri i Spanjës ka pranuar se ka një mori talentësh në dispozicion të tij, dhe ka pranuar se është e vështirë të dijë se kë të zgjedhë më parë.
“Unë kam shumë dhimbje koke në lidhje mesfushorët dhe mbrojtësit. Ne kemi nëntë apo dhjetë të klasit të lartë, mirëpo vetëm katër vende janë në dispozicion.”
“Paramendoni Cesc Fabregas, David Silva dhe Xabi Alonson? Nuk është e lehtë kjo. Javi Martinez dhe Sergio Busquets, i kemi testuar si mbrojtës qendrorë. Por, ne kemi shikuar preferencat e tyre.”
“Unë kam folur për të dy dhe u thashë atyre se do të jenë në ekipin kombëtar për shumë vite, dhe është mirë për t’i testuar cilësitë e tyre, kudo që është e nevojshme. Ata nuk janë të pakënaqur,” përfundoi ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 18 September 2011 10:27