Të dy ekipet pësuan humbje befasuese fundjavën e kaluar dhe që të dyja tani do të luftojnë për të marrë pikët e tyre të para të fushatës së re, në një takim jetik në Giuseppe Meazza.
Ndeshja zhvillohet më: 17 shtator 2011 (sonte)
Vendi: Milano, Itali
Stadiumi: Giuseppe Meazza
Ora: 20:45
Gjyqtar: P. Mazzoleni
Gian Piero Gasperini do të jetë pa një bollëk të lojtarëve për përplasjen kundër Romës.
Emiliano Viviano, Maicon dhe Ivan Cordoba janë të gjithë me dëmtime në gju, ndërsa Andrea Poli, Cristian Chivu dhe Thiago Motta do të mungojnë për shkak të lëndimeve të ndryshme.
Në anën tjetër, për Eomën do të mungojë mbrojtësi brazilian, Juan, gjithashtu edhe Cicinho do të humbasë përplasjen në San Siro për shkak të lëndimit, ndërsa Juan Angel u pezullua në humbjen me Cagliarin fundjavën e kaluar.
Nënshkrimi i verës, Erik Lamela është shëruar nga një dëmtim në kyçin e këmbës, dhe pritet të fillojë nga stoli.
Inter ka fituar 13 ndeshje në Serie A, në Giuseppe Meazza. Nerazzurrët nuk kanë humbur në shtëpi dy takimet e tyre të para në ligë që nga viti 1983.
Gasperini pranoi pesë gola në dy ndeshje të fundit në të gjitha garat, kurse Inter mposhti Romën 5-3 në Giuseppe Meazza, sezonin e kaluar. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 16:45