Felix Magath është i vendosur të emërojë ekipin sikurse atë që e filloi ndeshjen e Evropa Ligës kundër Steaua Bukureshtit ku mori një barazim pa gola.
Ndërsa, trajnerit të Bayernit, Jupp Heynckes, i duhet të përballet me mungesën e sulmuesit të tij, i cili është në formë të jashtëzakonshme, Mario Gomez, i cili mori një lëndim në ndeshjen kundër Villareal, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Nils Petersen është vendosur të plotësojë vendin e ish-lojtarit të Stuttgartit, ndërkohë, Arjen Roben është ende duke luftuar me një inflamacion të kockave, por ky i fundit pritet të startojë.
Schalke mposhti Bayern Munich 2-0 sezonin e kaluar. Klaas-Jan Huntelaar ka shënuar tashmë 12 gola këtë sezon, vetëm një më pak se sezonin e kaluar ku gjatë gjithë vitit shënoj 13 gola.
Bayern Munich ka shënuar 16 gola nëkëtë sezon, e më shumë se gjysmën e tyre i shënoi kundër Eintracht Frankfurk në këtë sezon.
Formacioni i mundshëm i Schalke 04, 4-2-3-1: Fahrmann, Uchida, Howedes, Matip, Fuchs, Papadopulos, Holtby, Farfan, Raul, Marica, Huntelaar.
Formacioni i mundshëm i Bayern Munich, 4-2-3-1: Neuer, Rafinha, Badstuber, Boateng, Lahm; Schweinsteiger, Diaz, Muller, Kroos, Ribery Petersen. (Lajmeshqip.com)
Saturday, 17 September 2011 16:32