Thiago Silva tha se ishte i kërkuar nga Barcelona, mirëpo asgjë konkrete nuk kishte arritur në tryezën e tij.
Agjenti i lojtarit ka sygjeruar tashmë se gjigantët e La Ligës kanë pasur një interesim për klientin e tij, por theksoi se 26-vjeçari është i lumtur me jetën në San Siro.
“Barcelona është përmendur në verë dhe ne jemi shumë të lumtur që Barcelona e ndjekë atë, pasi që ata janë ekipi më i fortë në botë,” tha agjenti i Thiago Silvas, Paulo Tonietto.
“Është normale që klubet më të mira janë të interesuar në lojtarët më të mirë. Ai është i lumtur në AC Milan dhe kohët e fundit ka renovuar kontratën e tij deri në vitin 2016.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 12:41