Familja mbretërore e Katarit shtë e gatshme të paguajë më shumë se 1.5 miliardë dollarë për të blerë Manchester Unitedin.
Mirror thotë se, sipas burimeve në Lindjen e Mesme, është zbuluar se një qasje zyrtare nga Familja mbretërore e Katarit ka arritur tek Glazer, dhe një marrëveshje mund të arrihet nga java e ardhshme.
Pronarët amerikanë të cilët kanë zemëruar fansat me drejtimin e një prej klubeve kryesore të botës në mënyrën e tyre të diskutueshme, mund të jetë e hapur për të bërë biznes, megjithëse në të shkuarën kishin kundërshtuar shitjen e skuadrës.
Super të pasurit e Katarit mendojnë se mund të arrijn një marrëveshje me pronarët e Man Utd.
Një delegacion nga familja mbretërore e Katarit, i kryesuar nga Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, do të jetë në Manchester, të hënën, në një orvatje për të përfunduar marrëveshjen.
Ky lajm do të jetë një nxitje për shefin Sir Alex Ferguson, i cili është duke u përpjekur për të konkurruar me pasurinë e fqinjëve Manchester City, të cilët, gjithashtu, vijnë nga bota arabe. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 09:22